Maqedoni
Takim në mes MASH-it dhe SASHK-ut, ndërmjetëson Konfederata Evropiane
02.06.2015 16:39
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Abylaqim Ademi, njoftoi sekretarin e përgjithshëm dhe nënkryetarin e Konfederatës Evropiane të Mësuesve...

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Abylaqim Ademi, njoftoi sekretarin e përgjithshëm dhe nënkryetarin e Konfederatës Evropiane të Mësuesve, Fred Van Leven, për projektet dhe aktivitetet e kësaj ministrie, që kanë të bëjnë me përmirësimin e statusit të mësimdhënësve në Maqedoni.
Ademi tha se aktivitetet dhe takimet e realizuara me SAShK-un kanë për qëllim arritjen e gjuhës së përbashkët për shumë tema të ndryshme, të hapura që sindikata i ka parashtruar për bisedime.
Ai gjithashtu tha se Ligji i ri për Mësimdhënësit dhe Ligji për Akademi janë nga paketa e ligjeve që kanë të bëjnë më përmirësimin e statusit të mësimdhënësve në Maqedoni.
“Gjithashtu njoftuam Leven për aktivitetet e përbashkëta dhe kyçjen e të gjitha palëve të tanguara në proces, veçanërisht në procesin e arsimit, sepse dëshirojmë që të gjitha projektet që realizohen në Ministrinë e Arsimit të jenë gjithëpërfshirëse, në njëfarë mënyre të jenë pronë e të gjithëve dhe pastaj implementimi të jetë më i lehtë. U dakorduam që statusi i mësimdhënësve dhe mësimdhënësit janë pjesa më e rëndësishme e procesit edukativo-arsimor dhe prandaj duhet kushtuar vëmendje e veçantë përmirësimit të statusit të tyre, por gjithashtu trajnimit dhe avancimit profesional të të njëjtëve”- deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdylaqim Ademi.
Sekretari i përgjithshëm i Internacionales për Arsim, Fred Van Leven, e ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SAShK) dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe, siç tha, kontestit të zgjidhur që para disa muajve. Po ashtu ai theksoi se projekti testimi ekstern është avancuar nga fillimi kur është vendosur.
"I mbështesim orvatjet e tyre për përmirësim të cilësisë së arsimit, i cili është mjeti për zhvillim ekonomik dhe demokratik të shtetit dhe besojmë fuqimisht se Maqedonia është në rrugë të mirë për arsim më cilësor. Duhet t'i jepet mjaft hapësirë SAShK¬ut që të propozojë se si kjo të arrihet"- tha nënkryetari i Konfederatës Evropiane të Mësuesve, Fred Van Leven.
Lidhur me pakënaqësinë nga testimi ekstern dhe kërkesat që kjo të pezullohet, Van Lejven tha se ky projekt është avancuar dhe nuk është si në fillim, duke theksuar se më nuk ka dënime për arsimtarët.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
