Maqedoni
Parashikimi i motit
24.01.2026 10:10
Mot i ndryshueshëm me vranësira, paradite me paraqitje të mjegullës...

Sot moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, paradite me paraqitje të mjegullës në disa lugina. Gjatë natës priten reshje lokale shiu, ndërsa në male reshje bore. Do të fryjë erë e dobët, ndërsa përgjatë luginës së Vardarit erë mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 1°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 6 deri në 12°C.
Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira, paradite me mjegull, ndërsa pasdite me periudha me diell.
