Botë

Alarmi nga stuhia në SHBA: Kërcënuese për jetën, kalohet në hipotermi

24.01.2026 15:26

Rreth 200 milionë amerikanë janë paralajmëruar të përgatiten për një stuhi dimërore jashtëzakonisht të ashpër...

Rreth 200 milionë amerikanë janë paralajmëruar të përgatiten për një stuhi dimërore jashtëzakonisht të ashpër, me reshje të dendura bore dhe ngrica, që përfshijnë pjesën më të madhe të vendit.
 
Metereologët paralajmërojnë për kushte tejet të rrezikshme, teksa fronti ekstrem është duke lëvizur drejt lindjes. Shërbimi Kombëtar i Motit tha se kjo valë të ftohti arktik vjen me temperatura nën zero, me një ndjesi akoma edhe më të fortë acari. Ekspertët e tij flasin për një të ftohtë që nuk duhet nënvlerësuar, por duhet parë si “një kërcënim për jetën nga hipotermia dhe ngrirja e lëkurës së ekspozuar”.
 
Zyrtarët amerikanë të transportit, përfshirë autoritetet e aeroporteve në disa qytete të mëdha, kanë paralajmëruar për ndërprerje të udhëtimeve gjatë fundjavës, vonesa dhe anulime. Stuhia dimërore parashikohet të lëvizë ngadalë nëpër SHBA, duke mbuluar me borë qytete si Memphis, Nashville, Washington DC, Baltimore, Philadelphia dhe New York.
 
Në disa pjesë të Minesotës dhe Dakotës së Veriut, temperaturat mund të bien deri në minus 45 gradë Celsius, sipas shërbimit meteorologjik amerikan.