Maqedoni

“Lagja e Trimave”, mungojnë gypat, ndërpriten punimet e kanalizimit

02.06.2015 17:11

Pas fillimit të djeshëm zyrtar të ndërtimit të kanalizimit dhe kryerjes së punëve në rreth 20 metrave gjatës...

Pas fillimit të djeshëm zyrtar të ndërtimit të kanalizimit dhe kryerjes së punëve në rreth 20 metrave gjatësi, sot në lagje  punimet nuk kishin vazhduar, pasi që, siç na njoftuan banorët, kompanisë që i kryen punimet i kanë munguar gypat.  
 
Ndërkohë që edhe sot në lagje kanë vazhduar vizita e donacione të ndryshme. Sot ndihma kanë arritur nga lugina e Preshevës edhe atë nga këshillat e bashkësive islame nga Bujanoci e Presheva.  
 
Kur jemi tek ndihmat, ja edhe një rast emocionues. Një banor i Forinës së Gostivarit solli ndihmë pensionin e babait të tij, i cili para dy ditësh kishte ndërruar jetë, por i tmerruar nga pamjet e ngjarjeve në Kumanovë, para vdekjes ia kishte lënë amanet të birit pensionin e fundit tua dërgojë banorëve të lagjes, që shkaktoi emocione të shumta ndër kumanovarët. 
 
NEXHAT AQIFI