Maqedoni

BDI: UNT është kapur nga politika

24.01.2026 16:30

BDI ka akuzuar pushtetin aktual për kapje të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup...

BDI ka akuzuar pushtetin aktual për kapje të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup. Sipas opozitës shqiptare edhe paralajmërimet për investime të mëdha në këtë universitet ishin vetëm për efekt elektoral. 
VLEN ka hedhur poshtë pretendimet e BDI-së.
 
“Pas ndërrimit të pushtetit, hapi i parë ishte kapja politike. Universiteti u shndërrua në bazë partie. Pastaj erdhi mashtrimi më i madh. Para zgjedhjeve u inskenua “fillimi i ndërtimit” të kampusit të ri universitar. U soll vetëm një makineri ndërtimi – një buldozer – për kamera. U quajtën “punë përgatitore”, por në realitet u shkatërrua terreni dhe u prishën kushtet ekzistuese. Dhe një ditë pas zgjedhjeve – gjithçka u ndal. Sot nuk ka: leje ndërtimi nga Ministria e Transportit, projekt të miratuar, kontratë reale ndërtimi, afat kohor, as transparencë financiare.”, tha Visar Sulejmani nga BDI.