Maqedoni
VLEN: Akuzat e BDI-së janë të pa baza
24.01.2026 16:36
Akuzat e BDI janë të pa baza - kundërpërgjigjen nga VLEN...

Akuzat e BDI janë të pa baza - kundërpërgjigjen nga VLEN. Sipas tyre, ka kaluar koha kur univrzitetet kanë qenë në kthetrat e partive politike konkretisht të BDI që është e dëshmuar edhe nga bombat e Zaev kur dëgjohen eksponent të BDI-së duke u ankuar se po ju hik nga dora UT-ja.
“Nga zgjedhjet e fundit parlamentare ato janë çliruar dhe janë të lira e të pavarura e ushtrojnë veprimtarinë e tyre. VLEN me vendim qeveritar ka siguruar ndërtimin e kampusit të ri për universitetin Nënë Tereza me vlerë 35 milion euro dhe kjo do të realizohet.”, – thuhet në reagimin e VLEN-it.
