Maqedoni

Përkujtohet nesër veprimtari i çështjes kombëtare, Gafurr Zendeli

02.06.2015 17:28

Neser në organizim të SHVL-UÇK, nen perkujdesjen e veçante tê kryetarit te BDI- se Ali Ahmet...

Në organizim të SHVL-UÇK-së, nën përkujdesjen e veçantë të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit, nesër përkujtohet jeta dhe vepra e veprimtarit dhe atdhetarit, Gafurr Zendelit, që vlerësohet për kontributin madhor në të gjitha proceset e organizimit të shqiptarëve përtej kufijve të shtetit shqiptar.
 
Zendeli ka qenë pjesëmarrës në luftërat në Kosovë, Preshevë e Bujanovc, si dhe në luftën e vitit 2001 në Maqedoni.
 
Ai përkujtohet nga shokët dhe bashkëveprimtarët për besnikërinë dhe përkushtimin në të gjitha aktivitetet mobilizuese, por edhe në periudhën e tri luftërave, ku ishte ngarkuar me detyra të rëndësishme dhe shumë specifike.
 
Ai kishte virtyte të larta atdhetare dhe njerëzore, prandaj iu besuan aksione komplekse si gjatë veprimit ilegal ashtu edhe gjatë luftërave për liri dhe barazi. 
Nderimi i veprimtarit mbahet të mërkurën në orën 11, në fshatin Llapkidoll të Kërçovës.