Maqedoni

PPD kërkon që edhe partitē e vogla dhe Lëvizjet, të jenë pjesë e qeverisë kalimtare

02.06.2015 16:35

Kryetari i PPD-së Nexhat Bexheti realizoi një takim me ambasadorin zvicran Stefano Lazzaroto.

Kryetari i PPD-së e njoftoi Ambasadorin me platformën politike të PPD-së.
 
Një pjesë e takimit u zhvillua rreth krizës politike në vend me ç' rast ambasadori Lazzaroto u njoftua edhe me qëndrimin e PPD-së për zgjidhjen e krizës i cili qëndrim i përmban këto elemente:
krijmin e një qeverie kalimtare në të cilën nga ana shqiptare do të mernin pjesë sektori civil (intelektualë, opinionistë etj), PPD, RDK,Besa dhe Lëvizja për reforma si opozitë shqiptare krahas BDI dhe PDSH si pozitë shqiptare dhe dy partitë maqedonase VMRO dhe LSDM,
Qeveria do të kishte për mandat sjelljen e legjislaturës për zgjedhje të parakohëshme parlamentare brenda një afati prej tetë muajsh.
 
Nga ana e tij ambasadori Lazzarotto informoi se viteve të fundit ai dhe Ambasada janë të angazhuar më tepër në aspektin ekonomik e kulturor  se sa në atë politik edhe pse gjithnjë është i gatshëm të realizojë takime edhe për çështje politike.