Botë
Protestat në Iran, mbi 30 mijë viktima
25.01.2026 17:39
Ndërprerja mbarëkombëtare e internetit në Iran vazhdon të jetë në fuqi...

Ndërprerja mbarëkombëtare e internetit në Iran vazhdon të jetë në fuqi, ndërkohë që numri i raportuar i viktimave nga protestat e fundit ka vazhduar të rritet dhe mund ta kalojë shifrën prej 30.000, sipas një raporti të publikuar nga revista Time, bazuar në deklaratat e dy zyrtarëve të lartë iranianë të Shëndetësisë.
Mbikëqyrësi i të drejtave digjitale, NetBlocks, tha se janë bërë 400 orë pre kur u ndërpre qasja në internetit në Iran, duke shtuar se “rritje të shkurtra të lidhjes me rrjet” mund ta krijojnë një përshtypje të rreme për rikthim më të gjerë të internetit. Sipas saj, mjetet e anashkalimit si VPN-të kanë mundësuar komunikim të kufizuar në internet. Grupet për të drejtat e njeriut thonë se ndërprerja e internetit e ka bërë shumë të vështirë për protestuesit për t’u organizuar dhe e ka kufizuar rrjedhën e informacionit, duke e bërë të vështirë verifikimin e viktimave në mënyrë të pavarur.
