Maqedoni

Parashikimi i motit

26.01.2026 08:53

Mot me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu...

Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu, të cilat do të jenë më të bollshme në pjesët qendrore dhe lindore, ku pritet të bien mbi 30 litra për metër katror, të shoqëruara me bubullima të rralla.
 
Në zonat malore reshjet do të jenë në formë bore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri në 10°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 7 deri në 12 °C.