Maqedoni
Hahn filloi takimet me liderët maqedonas, pasdite takimet me Ahmetin dhe Thaçin
02.06.2015 18:08
Eurokomisionari, Johanes Hahn, ka filluar tashmë takimin me liderët maqedonas...

Eurokomisionari, Johanes Hahn, ka filluar tashmë takimin me liderët maqedonas, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev. Kreu i VMRO-DPMNE-së, Gruevski, në takim është i shoqëruar nga Martin Protugjer, Nikolla Todorov dhe Nikolla Poposki.
Derisa kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, në takim shoqërohet nga Radmilla Sheqerinska dhe Petre Shilegov.
Hahn do të takohet pasdite ndaras edhe me kreun e BDI-së, Ali Ahmetin. Takimi me liderin e integristëve është paralajmëruar për në orën 15:00, në rezidencën e BE-së në Shkup.
Hahn takohet sot edhe me liderin e PDSh-së, Menduh Thaçin.
Pas dëgjimit ndaras të të gjitha kërkesave të partive më të mëdha politike, pritet që rreth orës 16:00 të mbahet edhe takimi i liderëve, në të cilin mund të marrë pjesë edhe eurokomisioneri, Hahn.
