Maqedoni

Vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls” me dëgjimin e dëshmitarëve

26.01.2026 09:24

Me dëgjimin e dëshmitarëve dhe përfaqësuesve ligjorë të të dëmtuarve...

Me dëgjimin e dëshmitarëve dhe përfaqësuesve ligjorë të të dëmtuarve, sot në sallën e gjyqit në Idrizovë vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, ku humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 të tjerë u plagosën.
 
Seanca e mëparshme u shty me kërkesë të mbrojtjes së ish-drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Adnan Xhaferovski, për shkak të zgjedhjes së avokates së tij si anëtare e Këshillit Gjyqësor.
 
Prokuroria thekson se procesi duhet të përcaktojë përgjegjësi personale dhe institucionale për tragjedinë, duke vënë në dukje dështime sistematike afatgjata dhe mungesë kontrolli. Mbrojtja, nga ana tjetër, e konteston bazueshmërinë e aktakuzës dhe pretendon se tragjedia është rezultat i dështimeve institucionale, e jo i përgjegjësive individuale.
 
Zjarri në “Puls” shpërtheu më 16 mars 2025 gjatë një koncerti, kur u përdorën mjete piroteknike pa leje, ndërsa objekti funksiononte në mënyrë të paligjshme dhe pa mbrojtje adekuate kundër zjarrit.