Maqedoni

Trafiku rrugor zhvillohet pa pengesa, në rrugë të lagështa

26.01.2026 09:45

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë kryesisht të lagësht.

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë kryesisht të lagësht.
 
Nga data 15.11.2025 ka filluar obligimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve aktuale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15.03.2026.
 
Intensiteti i qarkullimit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është i moderuar. Në pikat kufitare, nga ana maqedonase, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
 
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, ultësira lumore dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen sidomos për akset: Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
 
Drejtimi rrugor Ohër – Resnjë, përmes Parkut Kombëtar Galiçica, nga 21.11.2025 deri më 31.03.2026 është i mbyllur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve.