Botë

Stuhi bore në SHBA, gjendje e jashtëzakonshme në 23 shtete

26.01.2026 11:59

Një stuhi e rrezikshme dimërore ka përfshirë ShBA-në duke lënë të paktën 11 persona të vdekur...

Një stuhi e paparë ka goditur Shtetet e Bashkuara. Reshjet e dendura të dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë lënë miliona shtëpi pa energji elektrike. Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në 23 shtete nga jugu në verilindje. Temperaturat në disa vende variojnë nga minus 20 deri në minus 30 gradë.

 
Trafiku rrugor dhe ajror është ndërprerë. Më shumë se 17,000 fluturime janë anuluar. Shkollat ​​në qytetet kryesore mbeten të mbyllura. Strehimoret po funksionojnë me kapacitet të plotë.
 
“Jemi të mbipopulluar, mbi kapacitet. Është një strehë me 300 shtretër dhe kemi qenë shumë mbi atë kapacitet gjatë ditëve të fundit. Kemi përgatitur stafin tonë për më shumë se një javë që kur e dinim se kjo po vinte, duke u siguruar që të kishim mjaftueshëm njerëz që mund të hynin, mjaftueshëm njerëz që mund të merrnin transport për në punë.”, drejtoresha e Aleancës së Pastrehëve në Oklahoma, Megan Miller.
 
“Dje nuk patëm fare diell, kështu që qëndrova në kamion. Bënte shumë ftohtë. Sot është shumë më mirë. Mund ta përballoj.”, u shpreh një person i pastreh.
 
Rrezikshmërit pritet të zgjasin të paktën deri në fillim të shkurtit. I ftohti ekstrem ka marrë tashmë viktimat e para. Qytetarëve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet.
 
“Ne vazhdojmë t’i mbajmë rrugët tona të sigurta dhe të pastra. Qindra punonjës të qytetit po punojnë në bashkëpunim nëpër departamente dhe agjenci për të mbajtur hapur strehat tona të ngrohjes, për t'iu përgjigjur thirrjeve emergjente dhe për të siguruar që shërbimet tona janë gati.”, kryetarja e bashkësisë së Filadelfias, Cheryl Parker.
 
“Ky është sigurisht moti më i ftohtë që kemi parë. Stuhia më e ftohtë dimërore që kemi parë në vite, dhe shteti i Nju Jorkut është vërtet nën rrethim. Një lloj rrethimi arktik na ka kapluar ne dhe shumë shtete të tjera në të gjithë vendin.”, u shpreh guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul.
 
FITIM KRYEZIU