Botë
SHBA, vazhdojnë protestat në Minneapolis
26.01.2026 12:22
Edhe përkundër të ftohtit në SHBA kanë vazhduar protestat në Minneapolis dhe qytete të tjera....

Edhe përkundër të ftohtit në SHBA kanë vazhduar protestat në Minneapolis dhe qytete të tjera. Qytetarët po kërkojnë që Presidenti Trump të largojë agjentët federalë të imigracionit nga qyteti pas dy vrasjeve nga shërbimi.
“Është e frikshme, zgjohesh në mëngjes dhe sheh njerëz të vrarrë në rrugë nga ana e Qeverisë Federale.”, u shpreh një protestues.
“Shikova poashtë, personi që u ekzekutua ishte tek stacioni I autobusit, dokeshte sikur po shkonë në punë, sepse kishte me vete edhe uniformën, policia federale e qëlloi në pjesën e gjoksit dhe të kokës.”, u shpreh një protestuese.
Departamenti i Sigurisë Kombëtare thotë se agjenti i Patrullës Kufitare qëlloi në vetëmbrojtje pasi një burrë me armë i rezistoi përpjekjeve për ta çarmatosur. Burri i vrarë u identifikua si Alex Pretty, një teknik mjekësor 37-vjeçar që punonte në një spital veteranësh në Minneapolis. Nga ana tjetër Presidenti Trump i ka akuzuar demokratët se po vendosin interesat e emigrantëve para banorëve të SHBA.
FITIM KRYEZIU
