Ekonomi
KRrE: Rriten çmimet e derivateve të naftës
26.01.2026 13:18
Komisioni Rregullator për Energjetikë miratoi rritje të çmimeve të derivateve të naftës...

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,52%, krahasuar me vendimin e datës 20.01.2026.
Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë.
Çmimi i EURODIZELIT (D-E V) rritet për 1,00 denarë për litër. Çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rritet për 0,50 denarë për litër.
Çmimi i mazutit M-1 NS rritet për 0,112 denarë për kilogram.
Nga 27.01.2026, ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motorike EUROSUPER BS-95: 72,00 denar/litër
- Benzinë motorike EUROSUPER BS-98: 74,00 denar/litër
- Naftë (EURODIZEL BS – D-E V): 67,50 denar/litër
- Vaj për ngrohje, ekstra i lehtë 1 (EL-1): 66,50 denar/litër
- Mazut M-1 NS: 33,099 denar/kg
