Maqedoni

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike: Rrezik potencial nga përmbytjet e lumenjve

26.01.2026 14:28

DPH ka paralajmëruar për një rrezik potencial të rritjes së niveleve të ujit dhe përmbytjeve të mundshme të lumenjve nga 26 deri më 27 janar....

Drejtoria  për Punë Hidrometeorologjike ka paralajmëruar për një rrezik potencial të rritjes së niveleve të ujit dhe përmbytjeve të mundshme të lumenjve nga 26 deri më 27 janar. Pothuajse i gjithë rajoni lindor dhe qendror, që përfshijnë qytetet si Velesi, Shtipi, Kumanova, Prilepi dhe Manastiri, që përfshijnë shtretërit e lumenjve Vardar, Bregallnica, Pçinja, Lumi i Shtrembër, Strumica dhe Lumi i Zi, janë nën rrezik potencial. 
 
“Nivel i rritur i ujit sot është parë në lumin Vardar, sidomos në Jegunovcë, Veles dhe Demir Kapi. Gjithashtu, lumi Treska afër Makedonski Brodit, Pçinje afër Katllanovës, Crnareka afër Novacit dhe Drini i Zi afër Lozhanit tregojnë rritje të nivelit të ujir, Megjithatë, jo të gjitha lumenjtë kanë trend pozitiv. Lumi Sateska afrë Botunit, Bregallnica afër Shtipit dhe Babuna në Bogomilë tregojnë ulje minimale të nivelit të ujit. niveli i ujit në Liqenin e Dojrait, Prespës dhe Ohrit është stabil dhe në kuadër të vlerave mesatare për muajin janar.”, thonë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
 
Pjesa perëndimore e vendit përkatësisht rajonet e Tetovës, Gostivarit, Dibrës dhe Strugës aktualisht janë në fazën e gjelbër, që do të thotë se nuk ka rrezik të paralajmëruar për përmbytje në këtë rajon. 
 
Ndërkohë trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa, kanë njoftuar nga Lidhja Auto Moto, duke bërë të ditur se të gjitha rrugët e vendit janë të kalueshme dhe të sigurta për qarkullim, por për shkak të reshjeve të borës në disa pjesë të vendit rekomandohet kujdes gjatë drejtimit të automjeteve.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI