Maqedoni
Qendra Klinike në Shkup, do të ndërtohen dy garazhe në kate
26.01.2026 14:58
Në Qendrën Klinike në Shkup do të ndërtohen dy garazhe në kate, me 500 vende të reja për parkim të automjeteve....

Në Qendrën Klinike në Shkup do të ndërtohen dy garazhe në kate, me 500 vende të reja për parkim të automjeteve.
Këtë e bëri të ditur kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, i cili tha se një vendim i tillë është marrë në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu.
“Me realizimin e këtij projekti, që do të zbatohet nga Qyteti i Shkupit, do të sigurohen rreth 500 vende të reja parkimi, duke i dhënë fund kaosit të gjatë me parkimin brenda dhe rreth Qendrës Klinike. Kjo është një zgjidhje konkrete, funksionale dhe e qëndrueshme, që do të lehtësojë jetën e përditshme dhe punën e punonjësve shëndetësorë, si dhe qasjen e pacientëve nga i gjithë vendi që vijnë çdo ditë për trajtim.”, njoftoi Gjorgjievski.
