Kuvend, programi i Qipros me Kryesinë e BE-së, Fotiu: Ua njohim aspiratat, vazhdoni me obligimet

26.01.2026 15:15

Qiproja e cila udhëheq me Bashkimin Evropian...

Qiproja e cila udhëheq me Bashkimin Evropian në këtë gjashtëmujor mbështet hapërimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian. Ambasadori qipriot në Shkup, Andreas Fotiu, theksoi rëndësinë e përforcimit të Unionit përmes sigurisë.

Duke prezantuar programin e presidencës së Qipros, shtoi edhe rolin e Ballkanit Perëndimor në stabilitetin rajonal.

“Qiproja është e përqëndruar në krjimin e dialogut të rregullt me partnerët nga Ballkani Perëndimor, ndërkaq Maqedonia e Veriut mbetet pjesë e rëndësishme e procesit zgjerues të Bashkimit Evropian, në lidhje me harmonizimin e procedurave dhe vendimet e Këshillit Evropian. Presidenca e Qipros e njeh angazhimin dhe hapërimin e RMV-së në reforma dhe pajtueshmërinë me vlerat evropiane dhe në këtë rast inkurajon hapat e mëtutjeshëm.” – tha Ambasadori i Qipros në Shkup, Andreas Fotiu.

Sali: S’guxojmë ta humbasim momentin

Zv.kryeministri  i parë dhe ministri për eurointegrime, Bekim Sali, pohoi  se integrimi evropian nuk është proces burokratik, por një zgjedhje strategjike  që bashkon pushtetin, opozitën, institucionet dhe qytetarët.

“RMV-ja është e gatshme, e gatshme t’i përmbushë obligimet e marra, e gatshme t’i zbatojë reformat dhe e gatshme të jetë pjesë e përgjigjeve evropiane ndaj sfidave të përbashkëta. Ky është një moment i pjekurisë politike si për RMV -në, ashtu edhe për Bashkimin Evropian, një moment që as ne, as BE-ja nuk guxon ta humbim.” – u shpreh Ministri për Eurointegrime, Bekim Sali.

Filipçe: S’ka vullnet për ndryshimet kushtetuese

Asnjë obligim i brendshëm nuk është kryer. Nuk e kemi përforcuar sistemin  dhe  qeveria s’ka vullnet për t’i jetësuar ndryshimet kushtetuese, tha Venko Filipçe.

“Problemi shtrihet në disa fusha. E para, mospasja e vullnetit politik për ndryshimet kushtetuese, që janë mënyra e vetme për t’i vazhduar bisedimet, të hapen klasterët, edhe përkundër premtimeve të qeverisë se diçka do të rinegocionohet, do të ndryshohet dhe kjo nuk po ndodh.” – u shpreh Kryetari i Këshillit Nacional për Eurointegrime, Venko Filipçe.

Snopçe: Brenda vendit, mohohen të drejtat e qytetarëve

Deputeti Halil Snopçe shfytëzoi rastin që t’i paraqesë para ambasadorit të Qipros dhe të pranishmëve të tjerë problemet me të drejtat e qytetarëve, duke theksuar edhe zhagitjen e ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

“Fatkeqësisht në çdo aspekt jemi në letargji. Në çdo aspekt, pa ndonjë veprim, anagzhim, pa reforma konkrete. Kemi qeveri blofi në çdo anë, qeveri në formë kazinoje që vepron pa plan. Jemi në pritje të mrekullisë që të ndodhë vetëvetiu.” – theksoi Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe.

Në këtë prezantim Antonio Milloshovski, Kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, kërkoi nga Qiproja që gjatë mandatit udhëheqës të rregullojë çështjen e transportueseve nga rajoni, në përputhje me objektivat e Planit të Rritjes, ku përfshihet integrimi i përbashkët në tregun e vetëm evropian. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)