Rajon
Vuçiq: SHBA i ka paraqitur Serbisë dy kërkesa
26.01.2026 15:36
SHBA i ka paraqitur Serbisë dy kërkesa për të nisur Dialogun Strategjik...

SHBA i ka paraqitur Serbisë dy kërkesa për të nisur Dialogun Strategjik, një kërkesë “politike” dhe një që ka të bëjë me energjinë.
Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për televizionin Blic të Beogradit, duke theksuar se: “Njëra kërkesë është e lidhur me energjinë, tjetra ka natyrë më politike”.
Vuçiq nuk ka dhënë më shumë hollësi për kërkesat, e sidomos për kërkesën politike. Presidenti serb i ka përmendur fillimisht kërkesat pesë ditë më parë, pas një takimi që ka zhvilluar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Vuçiq ka thënë se kërkesat ende nuk janë diskutuar në Qeverinë e Serbisë por paralajmëroi se do të diskutohet në ditët në vijim.
