Botë

Takimi Rama-Netanjahun, dy vendet ndajnë mardhënie të shkëlqyera

26.01.2026 15:49

Krymeisntiri shqiptar Edi Rama po qëndron për vizitë zyrtare në Izrael...

Krymeisntiri shqiptar Edi Rama po qëndron për vizitë zyrtare në Izrael, ku është pritur nga kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu. Ky i fundit ka theksuar rolin e Shqipërisë në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Holokausit, si një shembull frymëzues që duhet njohur nga e gjithë bota. Po ashtu, ai vlerësoi edhe mbështetjen e Shqipërisë në luftën me Hamasin.
 
“Ndoshta njerëzit nuk e dinë, dhe bota duhet ta dijë, që Shqipëria ishte i vetmi vend europian që gjatë holokaustit pati një popullsi hebreje brenda Shqipërisë, që u rrit, e nuk u mpak, u rrit sepse shqiptarët, myslimanët shqiptarë, në frymën e moderimit, në frymën e tolerancës, në frymën e dinjitetit njerëzor, mbrojtën qindra hebrenj që jetonin asokohe në Shqipëri, e po kështu, mikpritën shumë të tjerë. Ky është shpirti që ju përfaqësoni. Kjo është ajo histori që, siç po flisnim pak minuta më parë, është histori që bota duhet ta njohë.”, tha ndër të tjera Netanyahu.
 
Ndërsa Rama theksoi se Shqipëria dhe Izraeli ndajnë marrëdhënie të shkëlqyera që i kanë rrënjët në miqësinë e thellë midis dy popujve. Rama njëherit ka theksuar mbsëhtetje ndaj planit për Gazën. 
 
“Ne vazhdojmë të thellojmë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe sigurisë kibernetike e kundër terrorizmit. Kryeministër, më lejoni të shpreh edhe një herë mirënjohjen tonë të thellë ndaj Izraelit për mbështetjen kritike gjatë sulmit kibernetik masiv të Iranit kundër Shqipërisë. Ashtu si Izraeli, Shqipëria nuk ka asnjë marrëdhënie diplomatike me Iranin, një vend i madh me civilizim të jashtëzakonshëm, që është shndërruar në një ishull terri nga urrejtja e verbër kundër çdo drite. E ndërsa lutemi për shpirtrat e panumërt që kanë humbur ditët e fundit në zjarret e Khomeinizmit mbajmë shpresë dhe bindje se ditët e vrasësve të Teheranit po vijnë drejt fundit.”, deklaroi kryemisnitri i Shqipërisë, Edi Rama.