Maqedoni

Parashikimi i motit

27.01.2026 08:55

Vranësira me reshje të herëpashershme lokale shiu...

Paradite moti do të jetë pjesërisht me vranësira, në pjesët lindore me reshje të herëpashershme lokale shiu në zonat e ulëta, shi dhe borë në vendet më të larta, ndërsa në male reshje të dobëta bore. Pasdite vranësirat do të pakësohen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperaturat maksimale ditore sot do të lëvizin nga 4 deri në 11°C.
 
Në Shkup, mot pjesërisht me vranësira, paradite me reshje të herëpashershme shiu. Pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.