Maqedoni
5 kandidatë garojnë për prokuror publik
27.01.2026 09:45
Komisioni parlamentar sot do ta shqyrtojë Informatën për nevojën e miratimit të Amendamentit numër 2...

Pesë kandidatë janë paraqitur në konkursin e Kuvendit për prokuror publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që skadoi mbrëmë në mesnatë, por në mënyrë që të mbyllet lista, lihet hapësirë prej 2-3 ditë për paraqitje të mundshme që janë dërguar me kohë me postë, ndërsa ende nuk kanë arritur, thonë për MIA-n nga shërbimi i Kuvendit.
Gjykatësi nga Gjykata Penale, Savevski, dhe prokurorja Raiçeviq, për MIA-n e konfirmuan kandidaturën, ndërsa në deklaratë për mediumet u përgjigjën në mënyrë konfirmuese edhe prokurorja Ristovska dhe u.d. prokurorja shtetërore Topollova Isajllovska. Kandidaturën e vet për konkursin për prokuror publik të RMV-së që e shpalli Kuvendi, deri më tani e konfirmoi ish-kryetari i Gjykatës themelore Shkup, Vlladimir Pançevski. Në paraqitjen e Pançevskit të parashtruar më 21 janar në Kuvend ceket se ai i përmbushë të gjitha kushtet ligjore për kryerje të funksionit prokuror shtetëror publik.
Procedura për zgjedhje të prokurorit të ri publik shtetëror filloi me konkursin që e shpalli Kuvendi për 12 janar të këtij viti, me afat paraqitjeje prej 15 ditëve nga dita e shpalljes në “Gazetën Zyrtare”. Kandidatët duhet të kenë stazh të pandërprerë pune prej së paku 10 viteve si prokuror publik apo gjykatës nga fusha e së drejtës penale. Me 61 vota të deputetëve duhet të zgjidhet prokurori i ri publik shtetëror.
