Botë
Marrëveshje historike tregtare Indi - BE
27.01.2026 11:26
India dhe Bashkimi Evropian nënshkruan sot një dokument mbi përfundimin e negociatave për marrëveshjen e tregtisë së lirë....

India dhe Bashkimi Evropian nënshkruan sot një dokument mbi përfundimin e negociatave për marrëveshjen e tregtisë së lirë. Nënshkrimi u bë pas bisedimeve në nivel samiti midis kryeministrit indian Narendra Modi dhe udhëheqësve të BE-së, Ursula von der Lejen dhe Antonio Kosta në Nju Delhi.
Të dyja palët nënshkruan gjithashtu një marrëveshje partneriteti për sigurinë dhe mbrojtjen, si dhe një pakt mbi një kornizë "gjithëpërfshirëse" për lëvizshmërinë.
“India sot nënshkroi marrëveshjen e saj më të madhe të tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian prej 27 vendesh.”, tha Modi në fjalimet e tij për mediat.
Marrëveshja pritet të nënshkruhet më vonë këtë vit dhe mund të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm, tha Agraual.
Nju Delhi dhe Brukseli kanë qenë të angazhuar në bisedime për MTL-në për rreth 20 vjet përpara se të dyja palët të arrinin në një përfundim të hënën. Sipas qeverisë indiane, BE-ja mbetet partneri më i madh tregtar i Indisë për mallra, me një vëllim tregtar dypalësh që arriti në afërsisht 136 miliardë dollarë në vitet 2024-2025.
