Maqedoni

Akuzat e LSDM-së për izolim të vendit, Mickoski: Zhvillojmë diplomaci reale, jo përulëse

27.01.2026 15:05

Kryeministri Mickoski mohon zërat opozitarë se vendi po ecë drejt izolimit dhe nuk ngjitet në marrëdhëniet ndërkombëtare...

Kryeministri Mickoski mohon zërat opozitarë se vendi po ecë drejt izolimit dhe nuk ngjitet në marrëdhëniet ndërkombëtare. Sipas tij, qeveria aktuale udhëheq diplomaci që mbështetet në mburrje dhe jo përulje. Një pasqyrim aktual të rolit të Shkupit në rrafsh botëror përmend pjesëmarrjen dhe pozicion  e vendit në Davos.
 
“Aktiviteti ynë ndërkombëtar, nëse vendi është izoluar apo jo, e shohin qytetarët.  Ata e thonë në zgjedhje. Mund të them vetëm se koha e diplomacisë me përkulje ka kaluar, tash është koha e diplomacisë që sjellë rezultate reale, diplomaci që lufton dhe ruan interesat nacionale maqedonase.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
 
Zhbllokimi i procesit integrues, Mucunski: Brukseli përpiqet për takim Shkup - Sofje
 
Ndërkohë, ministri i Jashtëm, Mucunski, për televizionin Sitel ka pohuar angazhimin e Brukselit për të ndërmjetësuar në tejkalimin e dallimeve mes Shkupit dhe Sofjes. 
 
“Si qeveri, na u kërkua të propozonim disa data, thamë, të caktonim datën, por për fat të keq, nuk pati reagime pozitive nga Sofja. Këto ditë pati një iniciativë tjetër nga Brukseli për të organizuar një takim, dhe, përsëri them se ne jemi në dispozicion që kur pala tjetër të jetë gati t’i tregojmë argumentet tona objektive, frikën tonë se edhe nëse miratohen ndryshimet kushtetuese, vendi do të vihet në pozicion të njëjtë për çështjet që lidhen me identitetin, historinë dhe gjuhën.”, - theksoi ministri i jashtëm, Mucunski.
 
Kryediplomati Mucunski ka shtuar se një zgjidhje kërkon dy persona, besim të mirë dhe diskutim në frymën e vlerave evropiane. Thotë se momentalisht mungon dialogu për të gjetur një zgjidhje për problemin më kompleks me fqinjin lindor. Mes tjerash ka deklaruar se aktualisht fokusi është kryesisht në reformat e brendshme dhe se është i kënaqur edhe me Brukselin, duke vënë në dukje se Plani i Veprimit për Mbrojtjen e Minoriteteve u mirëprit nga disa shtete anëtare. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU