“Bombë” për ndërmarrjen “Piramida”, LSDM: Afera drejt Mickoskit dhe Nelloskit
Socialdemokratët shpalosin “bombën”...

Socialdemokratët shpalosin “bombën”, sipas tyre, për përfshirje të kryeministrit Hristijan Mickoski dhe shefit të kabinetit të tij, Vlladimir Nelloski, në rrjetin e tenderëve që ka fituar ndërmarrja “Piramid Billding Sollushën” pronë e Petar Donovski, në komunat nën kontrollin e VMRO-DPMNE-së. Socialdemokratët lidhjen e bëjnë me babanë e Nelloskit, Jovica Nelloski, i cili me ardhjen në pushtet të partisë së Mickoskit iu është bashkangjitur ndërmarrjes për veshje të bashkëshortes së pronarit të kompanisë piramidale, Petar Donovski, e cila ka marrë 51 tenderë në vlerë prej 16 milionë euro nga komunat e drejtuara nga VMRO – DPMNE.
“Në VMRO çdo funksionarë ose familjar i tij ka ndërmarrjen e tij. Siç treguam, ata kanë dhe tenderë, 161 tenderë për një ndërmarrje, 51 tenderë për ndërmarrje nëpërmjet komunave, 9 milionë euro për dy të punësuar, 1.2 milion euro për ndërmarrje të afërt me Lëvizjen “E di” nëpërmjet postës. Nuk ka para për pagë më të lartë minimale, nuk ka para për paga, për pensione, ka para vetëm për tenderë.”, - deklaroi Aleksandar Dimitrijeviq nga LSDM.
Nelloski: Do të ngre padi, VMRO – DPMNE me kundërakuza ndaj Filipçes
Ndaj tendencave të tilla për lidhje familjare të tenderëve me pushtetin ka reaguar Vlladimir Nelloski, shef i kabinetit të Mickoskit. Nelloski kërkoi fakte të shtruara që të ngrejë padi, pasi pretendon se akuzat ndaj babait të tij janë shpifje.
“Babai im është pjesë e ndërmarrjes private të përmendur, e cila nuk merr pjesë në tender shtetëror, e as që ka fituar tender. Në asnjë formë nuk mund të sjellë vendime për para shtetërore. LSDM, informacionet t’i vërtetojnë të formë të shkruar që të dorëzojë padi adekuate për shpifje para organeve kompetente.”, ka shkruar Nelloski në rrjetin social Facebook.
Nga VMRO-DPMNE thonë që për përfshirje në skema kriminale njihet Filipçe.
“Filiçe lidhet me tragjedi të rënda, sikurse zjarri në spitalin modular në Tetovë, fatkeqësitë në Bullgari dhe Llaskarcë. Si pasojë e papërgjegjësisë dhe lëshimeve të Filipçes humbën jetën 75 persona.”, thonë nga VMRO – DPMNE.
Nga VMRO-DPMNE thonë se Filipçe në aleancë me Ahmetin, tani janë edhe kundër sigurisë së qytetarëve. (Meral Ismaili, TVM2)
