Maqedoni

Parashikimi i motit

28.01.2026 08:51

Paradite me vranësira, pasdite shi dhe borë...

Sot paradite moti do të jetë kryesisht i vranët, ndërsa kah fundi i ditës dhe gjatë natës vranësirat do të shtohen. Fillimisht në pjesët perëndimore, e më pas kudo, do të ketë reshje shiu, ndërsa në zonat malore më të larta reshje të dobëta bore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.
 
Temperatura minimale do të lëvizë nga -2 deri në 2°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 8 deri në 12°C.
 
Në Shkup, mot i vranët, pasdite me shi të herëpashershëm. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të zbresë në 0°C, ndërsa maksimale do të arrijë deri në 8°C.