Maqedoni

Kuvend, ndryshimet e Kodit Penal para deputetëve

28.01.2026 09:21

Kuvendi do të mbajë seancë plenare për të diskutuar dhe votuar ndryshimet në Kodin Penal...

Kuvendi do të mbajë seancë plenare për të diskutuar dhe votuar ndryshimet në Kodin Penal, të paraqitura nga deputetët e VMRO-DPMNE-së. Qëllimi, thonë ata, është të eliminohen dobësitë në dispozitat ekzistuese dhe të veprohet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të pothuajse një viti më parë.
 
Kodi i ri Penal parashikon dënime më të ashpra për të treguar se të gjithë në vend duhet të respektojnë ligjet dhe drejtësia vlen për të gjithë.
 
Deputetët duhet të zgjedhin përbërjen e re të Komisionit Shtetëror Zgjedhor. LSDM propozoi ish-ministrin e Drejtësisë dhe Integrimit Evropian, Bojan Mariçiq, për kryetar. Seanca plenare duhet të zgjedhë edhe 7 anëtarët e Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.