Maqedoni
Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, në disa vende me rrugë të lagësht
28.01.2026 10:01
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa...

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në disa vende me rrugë të lagësht, njofton LAMM.
Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 50 metra ka në drejtimin rrugor Kumanovë – Kriva Pallankë, deri në 100 metra në drejtimet Dellçevë – M. Kamenicë dhe Katllanovë – Veles, si dhe nga 100 deri në 150 metra në drejtimet Gradsko – Negotinë dhe Negotinë – Demir Kapi.
Nga data 15.11.2025 ka filluar obligimi ligjor për posedimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve aktuale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15.03.2026.
Intensiteti i qarkullimit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, nga ana maqedonase, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti për automjetet e udhëtarëve dhe autobusët.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët përmes pellgjeve, luginave të lumenjve dhe grykave, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen posaçërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
