Botë

Anulohet takimi i Grupit të kontaktit për Ukrainën në Minsk

02.06.2015 20:20

Takimi i Grupit të kontaktit për Ukrainën, i cili është dashur të mbahet në Minsk, është anuluar...

Takimi i Grupit të kontaktit për Ukrainën, i cili është dashur të mbahet në Minsk, është anuluar, deklaroi Hajdi Talvini, përfaqësuese e Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE).
 
Grupi i kontaktit, i cili është dashur të mblidhet sot, ka vendosur që ta anulojë takimin, deklaroi Talvini pas mbledhjes mes nëngrupeve të Grupit të kontaktit, përgjegjës për çështje politike, ekonomike, humanitare dhe çështje të ndërlidhura me sigurinë.
 
Sipas Talvinit, data e takimit të ardhshëm tani më është caktuar, por nuk do të bëhet publike. Takimi pritet të jetë më 16 qershor./mia