Maqedoni
Të paktën 24 turistë humbën jetën në një aksident rrugor me autobus në Iran
02.06.2015 20:48
Të paktën 24 turistë irakianë humbën jetën..

Të paktën 24 turistë irakianë humbën jetën, ndërsa 16 janë lënduar sot në një aksident rrugor në pjesën veriore të Iranit, njoftoi televizioni shtetëror iranian.
Autobusi, i cili udhëtoi nga Teherani për në Detin e Kaspikut, përmes masivit malor Alborz, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë.
Në autobus ka pasur 25 gra, pesë burra dhe dhjetë fëmijë, deklaroi për televizionin Farhad Masdari, përfaqësues i ndihmës së shpejtë në krahinën Mazandaran./mia
