Botë

HRW: SHBA t’i bëjnë presion Serbisë për krimet e luftës

02.06.2015 21:15

Organizata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, Human Rights Watch këmbëngul se Shtetet e Bashkuara...

Organizata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, Human Rights Watch këmbëngul se Shtetet e Bashkuara mund të luajnë një rol thelbësor në nxitjen e autoriteteve serbe për të trajtuar shqetësimet serioze dhe të vazhdueshme për të drejtat e njeriut.
 
Kërkesa drejtuar zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, u bë në prag të vizitës së kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç në Uashington.
 
Në një letër të nënshkruar nga Hugh Williamson, drejtor i kësaj Organizate për Europën dhe Azinë, tërhiqet vëmendja në mosndëshkimin e krimeve të luftës.
 
“Ndjekja e këtyre krimeve në Serbi është penguar nga mungesa e vullnetit politik, mekanizmave të dobët për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe në atë që duket të jetë mbrojtje e zyrtarëve të lartë të përfshirë në krime të rënda”, thuhet në letër.