Debat, propozim-ligj për të dhënat e hapura, Andonovski: Ligji me detyra dhe standarde të qarta
Projektligji për të dhënat e hapura...

Projektligji për të dhënat e hapura dhe përdorimin e tyre nga sektori publik është në debat të gjerë, si një hap i rëndësishëm me të cilin Maqedonia e Veriut përputhet me direktivat e BE-së dhe politikat evropiane në këtë fushë.
Është promovuar gjithashtu portali për të Dhëna të Hapura, data.gov.mk, i ridizajnuar dhe teknikisht i përmirësuar, më i shpejtë, më i qëndrueshëm dhe më i sigurt, me pamje të re moderne dhe dukshmëri më të mirë në motorët e kërkimit, tha ministri Stefan Andonovski.
“Edhe deri më tash ka ekzistuar portali për hapjen e të dhënave, data.com.mk, por për fat të keq, pa u shfrytëzuar shumë dhe tani me këtë ligj vlerësojmë se do ta pastrojmë rregullën se si të arrihet në hapjen e të dhënave, si t’i publikojnë institucionet shtetërore dhe në çfarë mënyre të shfrytëzohen ato. Është ndryshuar edhe sistemi operativ në të cilin është punuar tërë fundjavën, të gjitha mbindërtmet. Kemi për herë të parë Çatbot, që shfrytëzon inteligjencë artificiale e që mund t’ju ndihmojë qytetarëve, të interesuarve, shoqatave, që të arrijnë në informata, pa pasur nevojë të kërkojnë të dhëna.”, - deklaroi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski.
Ligji vendos detyra dhe standarde të qarta për institucionet, ndërsa për qytetarët, qasje më të lehtë në informacion dhe përgjegjësi më të madhe. Ky është ligji i gjashtë nga Kapitulli 10 i legjislaturës evropiane. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)
