Maqedoni

Pyetje deputetësh sot në Kuvend

29.01.2026 08:48

Kuvendi sot do ta mbajë seancën e 82-të me një pikë të vetme në rendin e ditës – parashtrimin e pyetjeve deputetësh....

Kuvendi sot do ta mbajë seancën e 82-të me një pikë të vetme në rendin e ditës – parashtrimin e pyetjeve deputetësh.
 
Këto seanca plenare mbahen çdo të enjte të fundit të muajit. Sipas Rregullores, pyetjet drejtuar kryeministrit dhe ministrave i parashtrojnë fillimisht deputetët e opozitës.
 
Sipas Rregullores së re, që nga 21 nëntori i vitit të kaluar, një herë në muaj mbahet edhe seancë për pyetje deputetësh nga radhët e opozitës, e cila zgjat dy orë.
 
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot do të mbajë një takim joformal me përfaqësues të mediave, ku do të bisedohet për aktivitetet aktuale dhe të ardhshme të organit ligjvënës.