Maqedoni
Parashikimi i motit
29.01.2026 08:38
I vranët me reshje të herëpashershme lokale shiu, mjegull në disa lugina...

Sot moti do të jetë i vranët me reshje të herëpashershme lokale shiu; në zonat më të larta reshjet do të jenë shi dhe borë, ndërsa në male borë. Në disa lugina do të ketë shfaqje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga drejtimi veriperëndimor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 6°C, ndërsa maksimalet nga 5 deri në 10°C.
Në Shkup, mot i vranët dhe me mjegull, pasdite me reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë e lehtë e ndryshueshme.
