Maqedoni
Protesta e transportuesve të mallrave, vazhdon bllokimi i pikave kufitare
29.01.2026 09:20
Për shkak të protestave nga shoferët e kamionëve, disa pika kufitare për hyrje dhe dalje nga vendi janë bllokuar për transportin e mallrave....

Për shkak të protestave nga shoferët e kamionëve, disa pika kufitare për hyrje dhe dalje nga vendi janë bllokuar për transportin e mallrave.
Siç njoftojnë nga Makam-Trans, transportuesit nga Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi filluan protestë më 26 janar 2026, duke bllokuar pikat kufitare për hyrjen dhe daljen e automjeteve të mallrave nga vendet, e cila do të zgjasë derisa të kapërcehet problemi i regjistrimit të qëndrimit të shoferëve në zonën Shengen.
Pikat kufitare që janë të bllokuara janë: Deve Bair, Dellçevë, Novo Sellë, Dojran, Bogorodica, Mexhitlia, Qafë Thanë, Bllacë, Bllatë dhe Stenje. Terminalet kufitare për hyrjen e automjeteve të mallrave në territorin e vendit tonë dhe korsitë rrugore në vetë pikat kufitare për dalje nga vendi janë të mbyllura, por vetëm në seksionin e trafikut të mallrave. Trafiku i pasagjerëve do të kryhet pa pengesa në çdo pikë kufitare, thonë nga Makam-Trans.
