Maqedoni
Gjyqtarët zgjedhin anëtar të Këshillit Gjyqësor nga komunitetet jo-shumicë
29.01.2026 09:32
Gjyqtarët sot, përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta, votojnë për anëtar të ri të Këshillit Gjyqësor...

Gjyqtarët sot, përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta, votojnë për anëtar të ri të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve që i përkasin komunitetit që përbën më shumë se 20% të popullsisë.
Të drejtë vote kanë të gjithë 418 gjyqtarët e regjistruar në Regjistrin Zgjedhor Gjyqësor. Votimi ka nisur në orën 08:00 dhe do të zgjasë deri në orën 15:00 në vendvotimet në të gjitha gjykatat e vendit, pas së cilës rezultatet do të shpallen në seancë publike.
Thirrja për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit nga radhët e gjyqtarëve që i përkasin komunitetit mbi 20% të popullsisë u shpall nga Këshilli Gjyqësor më 20 nëntor 2025.
Zgjedhja bëhet për vendin e gjyqtarit Hanif Zendeli nga Gjykata e Apelit në Gostivar, të cilit i përfundon mandati gjashtëvjeçar. Zendeli ishte zgjedhur anëtar i Këshillit Gjyqësor nga ky komunitet më 22 janar 2020.
