Maqedoni

“Qyteti i Sigurt”, MPB: Qytetarët t’i përditësojnë të dhënat

29.01.2026 11:27

MPB u bënë thirrje qytetarëve që t’i përditësojnë të dhënat e tyre për “Qytetin e Sigurt”...

MPB u bënë thirrje qytetarëve që t’i përditësojnë të dhënat e tyre për “Qytetin e Sigurt” në sportelin e veçantë që është hapur për këtë çështje.

“Ministria e Punëve të Brendshme u kujton qytetarëve se në sportelin e posaçëm në Departamentin e Çështjeve Civile, në ndërtesën e TVM-së (kati përdhes) në Shkup, i cili është i hapur çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në orën 17:00, qytetarët  mund të paraqesin një kërkesë për ndryshimin e të dhënave të kontaktit që kanë dhënë gjatë regjistrimit të automjeteve, nëse ka pasur ndryshim ose në rast se kanë marrë njoftim me të dhëna të pasakta.”.
 
“E njëjta gjë mund të bëhet përmes stacioneve të kontrollit teknik të automjeteve në vendin ku është i vendosur një oficer i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Me hapjen e këtij sporteli, Ministria e Punëve të Brendshme edhe një herë konfirmon angazhimin, hapjen dhe përkushtimin e saj ndaj sigurisë dhe nevojave të qytetarëve.”, thonë nga MPB.