Maqedoni
“Makam-Trans”, BE pranoi kërkesën e transportuesve
29.01.2026 20:16
Transportuesit e vendit vendosën të tërhiqen nga bllokadat në pjesën e transportit...

Transportuesit e vendit vendosën të tërhiqen nga bllokadat në pjesën e transportit të mallrave nga vendkalimet kufitare, pasi Komisioni Evropian miratoi një vendim për një strategji të re për vizat.
“Makam-trans” njoftoi se po tërhiqen nga bllokadat, pasi me vendimin e BE-së është marrë konfirmimi që e prisnin për ndryshime, dhe falënderoi të gjithë ata që, ditët e fundit dhanë mbështetjen dhe solidaritetin e tyre me bllokadën e pikave kufitare.
Transportuesit nga Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina e nisën bllokadën në fillim të kësaj jave me kërkesën që të përjashtohen nga sistemi i ri i kontrollit të hyrje-daljeve në BE, për shkak të të cilit, siç thonë, po përballen me dëme ekonomike dhe deportime.
