Maqedoni
Parashjikimi i motit
30.01.2026 08:47
Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale shiu, ndërsa në male borë

Sot në të gjithë vendin moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me reshje të herëpashershme lokale shiu. Në zonat më të larta do të ketë shi dhe borë, ndërsa në male reshjet do të jenë vetëm borë. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshueshme.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 8 deri në 13°C.
Në Shkup do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të dobëta, të herëpashershme shiu. Temperaturat minimale do të zbresin deri në 5°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 10°C.
