Prezantim i programeve dhe kredive për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

03.06.2015 09:55

Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOE), në partneritet me Biznes qendrën e Rajonit planor të Shkupit sot organizojnë ngjarje të përbashkët "Marketing, brendim, inovacione - Programe holandeze për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) në Maqedoni"...

Në manifestim do të bëhet prezantim i programeve holandeze për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Maqedoni, të linjave kreditore për efikasitet energjetik të BERZH WEB Seff 2 dhe të USAID mbështetje financiare për inovacione në NVM.

Është paraparë edhe pjesë edukative për të punësuarit në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për marketing dhe brendim. Do të edukohen se si të krijohet vlerë për konsumatorin potencial, përmes ndërtimit të brendit të njohur dhe relacion përfitues pozitiv dhe afatgjatë  me konsumatorët duhet të jetë komunikimi në mjedisin bashkëkohor duhet të jetë unik, i diferencuar dhe relevant për grupin qëllimor.

Është paraparë fjalim i Mitko Aleksovit, drejtor ekzekutiv i LOE-së dhe Rozalija Karçicka Vasilevska, koordinatore projektuese e Biznes qendrës të Rajonit planor të Shkupit.

Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë dhe Këshilli për zhvillim të Rajonit planor të Shkupit, nënshkruajtën memorandum për bashkëpunim më 3 mars të këtij viti në drejtim të zhvillimit të kushteve të volitshme për punë të sektorit afarist në komuna, rritje të investimeve, efikasitet të administratës, infrastrukturë adekuate dhe partneritet me industrinë, si kyçe për përmirësim të mjedisit afarist.