Maqedoni

Ulje e dukshmërisë dhe paraqitje e mjegullës në aksin rrugor Tetovë – Gostivar

30.01.2026 09:04

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve...

Ka ulje të dukshmërisë dhe paraqitje të mjegullës në aksin rrugor Tetovë – Gostivar, me dukshmëri të reduktuar deri në 70 metra.
 
Në aksin rrugor R-1302 Berovë – Strumicë (te fshati Ratevë), për shkak të një rrëshqitjeje më të madhe të dheut, qarkullimi po zhvillohet përmes një devijimi të përkohshëm në gjatësi prej 50 metrash.
 
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në kolovozë të lagësht.
 
Intensiteti i qarkullimit jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje të automjeteve të udhëtarëve dhe autobusëve.
 
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, pellgje lumore dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen posaçërisht për segmentet: Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.