Forum afarist i Maqedonisë-Hungarisë në Shkup
Oda ekonomike e Maqedonisë në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Hungarisë në Republikën e Maqedonisë dhe Shtëpinë nacionale tregtare hungareze në Shkup organizojnë Forum afarist të Maqedonisë-Hungarisë...

Theksi kryesor i Forumit afarist do të vihet në mundësitë për bashkëpunim në sferën e bujqësisë dhe industrisë ushqimore, me qëllim të përforcimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në këtë sferë, prezantimin e Shtëpisë nacionale tregtare hungareze në Shkup, roli i së cilës është ndërlidhja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nga Maqedonia dhe Hungaria, e cila për momentin ka rreth 3000 ndërmarrje-anëtare, mundësitë për furnizim të pajisjes dhe teknologjive të reja dhe transfer të njohurive nga veprimtaria bujqësore-ushqimore nga Hungaria, interpretim në manifestime të panaireve në Hungari, si dhe aplikim i përbashkët i kompanive nga të dy vendet në projekte nga Programi i BE-së "Horizont 2020".
Në Forumin afarist të Maqedonisë-Hungarisë do të marrin pjesë Jozhef Bence, ambasador i Republikës së Hungarisë në vend, Ervin Sel, atashe ekonomik pranë Ambasadës së Hungarisë në Maqedoni, Sasho Janakievski, drejtor i përgjithshëm i Shtëpisë nacionale tregatre hungareze në Shkup.
