Maqedoni

Të rinjtë në fokus: Erasmus + me mbi 8 milionë euro për vitin 2026

30.01.2026 15:08

Përmes programit Erasmus +, të rinjtë kanë mundësi për mobilitet ndërkombëtar...

Përmes programit Erasmus +, të rinjtë kanë mundësi për mobilitet ndërkombëtar, mësim dhe zhvillim profesional, falë një instrumenti financiar evropian. Ngjarja e organizuar nga Agjencia Kombëtare për Programet dhe Mobilitetin Evropian shpalli prioritetet për vitin 2026, me një buxhet rekord prej mbi 8 milionë eurosh, duke mbështetur fuqishëm arsimin dhe pjesëmarrjen rinore.
 
“Për vitin 2026 është siguruar, buxheti më i madh në këtë kornizë financiare, në një shumë totale prej mbi 8 milionë eurosh. Kjo nuk është rastësi. Ky është rezultat i një angazhimi të qartë, të investohet aty ku është përfitimi më i madh tek të rinjtë.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski. 
 
“Nga viti 2014 kemi filluar me buxhet prej 3.5 milionë që në vitin 2026 të arrijmë te buxheti prej 8.1 milionë, që do të thotë mbështetje e fuqishme për të rinjtë në këtë shtet që të njohin dhe t’i arrijnë standardet evropiane.”, - theksoi ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.  
 
Institucionet tregojnë se këtë vit ka rritje edhe të numrit të aplikimeve. 
 
“Kemi më shumë se 100% aplikime në krahasim me vitet tjera, me çka të rinjtë, organizatat dhe universitetet besojnë se sistemi funksionon dhe se në mënyrë transparente shpërndahen mjetet e Komisionit Evropian.”.
 
Agjencia Kombëtare për Programet dhe Mobilitetin Evropian ka një rol veçanërisht të rëndësishëm edhe në krijimin dhe zbatimin e Planit të Veprimit nga Ligji për Pjesëmarrjen e Rinisë. 
 
ERSAN PAJAZITI