Konferencë rajonale "Mediat dhe interesi publik - rreziqe dhe sfida"

03.06.2015 10:00

Në organizim të Qendrës për zhvillim të mediave, sot në Shkup do të mbahet konferenca rajonale "Mediat dhe interesi publik - rreziqe dhe sfida"...

Konferenca i kushtohet disa çështjeve lidhur me mediat dhe raportin e tyre ndaj interesit publik.

Në Konferencë, në katër sesione të veçanta, do të flasin mysafirë të shumtë nga komuniteti akademik dhe medial në rajon (Hungari, Kroaci, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë) dhe në vend, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare (Këshilli i Evropës).

Konferenca është pjesë e aktiviteteve të cilat Qendra për zhvillim të mediave i zbaton në kuadër të programit të USAID-it për përforcimin e mediave të pavarura në Republikën e Maqedonisë dhe Projektin për media përgjegjëse dhe reforma ligjdhënëse në sferën mediatike.