Maqedoni

Bllokadat e transportuesve, transportuesit e vendit zhbllokojnë terminalet

30.01.2026 15:59

Transportuesit e vendit edhe zyrtarisht tërhiqen nga bllokadat e terminaleve...

Transportuesit e vendit edhe zyrtarisht tërhiqen nga bllokadat e terminaleve të mallrave në pikat kufitare dhe do të mund ta transportojnë mallin e ngujuar për disa ditë. Stabilizimi i situatës erdhi si pasojë e strategjisë së re të vizave të Komisionit Evropian. Nga Asociacioni i transportuesve të vendit të kënaqur me përpjekjet për tejkalimin e problemit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.
 
“Shpresojmë se tani do të nisin shpejt të zhvillohen punët, pasi që më 6 shkurt janë ftuar ministrat për transport të katër shtetet që të dakordohet mënyra e zbatimit të këtyre ndryshimeve. Shpresoj se në këtë takim do të ketë kërkesa nga të katër shtetet, që në këtë periudhë derisa të miratohen vizat speciale, të mos ketë ndalesa të shoferëve, deportim, pasi që edhe BE-ja e pranoi se ka problem në numërimin e ditëve.”, - deklaroi kryetarja e Asociacionit “Makam – Trans”, Biljana Muratovska. 
 
Mickoski: Zgjidhja në muajin shkurt
 
Se i vihet fund problemit, lajmin e kumtoi edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve. Qeveria e Maqedonisë javën tjetër do të jenë në bisedime me BE-në për të saktësuar zgjidhjet. Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se disa opsione janë për zgjidhje, por çështja do të marrë epilog gjatë muajit shkurt.
 
“Këtu nuk përfundojnë problemet, gjëja e radhës janë kuotat për çelikun. Probleme ka vazhdimisht dhe do të zgjidhen. Sa i përket transportuesve, medoemos duhet të tejkalohet ky problem dhe mendoj se po shihet zgjidhja dhe pres që në kuadër të muajit të ardhshëm, në shkurt kjo të jetë një punë e përfunduar.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski. 
 
Komisioni Evropian pohoi se po kërkohen zgjidhje pragmatike pas trysnisë së shoferëve.
 
“Jemi të vetëdijshëm se profesionistët, përfshirë shoferët e kamionëve, por edhe sportistët, artistët dhe tërë operatorët të qëndrojnë në zonën Shengen mbi 90 ditë në kuadër të 180 ditëve. Kjo duhet të bëhet me marrëveshje dypalëshe.”, - u shpreh zëdhënësi i KE-së, Markus Llamert.
 
Në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, transportuesit vazhdojnë bllokadat. Autoritetet e atjeshme shprehin optimizëm se do të gjendet zgjidhje.
 
“Ne na duhen garanci deri në vendosjen e vizave, se nuk do t’i burgosin shoferët në BE, por gjithashtu kemi edhe kërkesë ndaj Qeverisë nga shtatori dhe ende nuk kemi përgjigje. Andaj tani është dita e pestë që po presim nëpër rrugë, e kemi bllokuar gjithë shtetin. Është turp për shtetin që akoma nuk na kanë kontaktuar.”, - deklaroi koordinatori i protestave në Orashje, Mujo Haxhi Osmanhavizoviq.
 
“Kemi pasur shumë momente të pakëndshme ku e kanë ndalur, kanë kontrolluar mallin e ngarkuar, nëse është i siguruar, nëse nuk është. Kemi pasur problem kur na kanë zbritur nga kamionët dhe na i numëronin ditët në dokumentet e udhëtimit. Unë i tejkalova ditët e qëndrimit në Evropë.”,  - tha shoferi, Meris Maziq. 
 
Kompanitë serbe numërojnë humbjet milionëshe. 93% e eksportit është ndaluar si pasojë e bllokadës së transportuesve duke shkaktuar dëm ditor për rreth 92 milionë euro. Ndërkohë kryeministri Mickoski siguron se ekonomia e vendit është stabile. Bllokadat e transportuesve të vendit, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës erdhën pas vendosjes së rregullave të reja të BE-së për kufizime 90-ditëshe për hyrje-dalje brenda zonës Shengen, e që sipas transportuesve e vështirëson punën.
 
MERAL ISMAILI