Garë e stilimve të modës të përpunuara me materiale të ridizajnuara nga mbeturinat

03.06.2015 10:04

Në Qendrën kulturore për të rinj sot do të mbahet gara e pestë e stilimeve të modës të përpunuara me materiale të ridisejnuara nga mbeturinat "Тrash Fashion Macedonia 2015"...

"Тrash Fashion Macedonia 2015" e kanë përgatitur ekipe nga 50 shkolla në Maqedoni. Këtë vit e kanë mbështetur edhe disa disejnues të njohur nga Maqedonia.

Për stilimet më të mira do të vendosë juria treanëtarëshe në përbërje të Katarina Shtoker, Andrej Georgievski dhe Katerina Trajanovska.

"Тrash Fashion Macedonia 2015" mbahet me rastin e 5 qershorit - Ditës botërore të mjedisit jetësor dhe qëllimit të ngritjes së vetëdijes shoqërore për ruajtjen e natyrës dhe zvogëlimin e mbeturinave përmes ripërdorimit të ri.