Gripi ka marrë hov në vendin tonë, Ademi: Të kujdesemi që të mos përhapim virusin

31.01.2026 14:11

Numri i pacientëve me grip dhe viruse...

Numri i pacientëve me grip dhe viruse është në rritje. Mjeku Sejfullah Ademi thekson se piku i gripit pritet të arrijë në mesin e shkurtit. Virusi aktual më shumë i mundon fëmijët dhe personat me sëmundje kronike.

Sipas tij, nuk duhet anashkaluar simptomet e para të sëmundjes, që të evitohen komplikimet e tjera shëndetësore, dhe pacientët të përfundojnë në spital.

“Gjendja aktuale vetëm se vështirësohet, dhe neve ende nuk e kemi arritur pikun e virusit aktual, andaj preferohet që më të moshuarit në veçanti me sëmundje kronike të kenë kujdes në marrjen e terapisë, dhe të mos ekspozohen shumë në vende publike ku është ajri i ndotur, në vende ku janë të mbyllura  dhe të kemi shumë njerëz gjë që mundësohen përhapjen më shpejtë të virusit, pasiqë gjendja u vështirësohet atyre me sëmundje kronike veçanërisht me sëmundje të mushkërive, vështirësi në frymëmarrje pastaj ekzacerbimi i vet asmës nëse nuk trajtohen në mënyrë adekuate duhet që të shtrohen në spital të njejtët pacientë”. – tha mjeku Sejfullah Ademi.

Simptomet e gripit janë me tempertaurë të lartë dhe molisje të trupit, andaj mjeku Sejfullah Ademi apelon që fëmijët e sëmurë të mos dërgohen në çerdhe dhe në shkollë.

“Simptomet e përgjithshme tek virusi aktual janë me dhimbje në muskuj, lodhje e përgjithshme trupore, një pamundësi për aktivitetet e përgjithshme si dhe temperaturë e lartë. Fëmijët nëpër cerdhe duhet të kenë kujdes edukatoret që nëse e vërejnë që fëmija ka temperaturë të lartë ose vështirësohet gjendja e fëmijës të paraqiten tek prindërit që të mos ekspozohen edhe fëmijët e tjerë në vet virozën që mund të bëjë përhapjen e shpejtë edhe tek të tjerët fëmijë, bëjmë apel nëpër çerdhe dhe shkolla” – deklaroi Ademi.

Mjeku Sejfullah Ademi rekomandon për kujdes të shtuar në këtë periudhë të vitit. Të ushqehemi me ushqim të shëndetshëm në mënyrë natyrale për forcimin e imunitetit që të luftojë më mirë virusin eventual. Të mbajmë higjienën, ajrosjen e vendit ku jetojmë, t’i shmangim ambientet e mbyllura dhe personat e infektuar me virus të mbajnë maska që të mos transmetohet tek të tjerët virusi. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)