Euro-integrimi, Mickoski: Presim “non-pejperin”, qëllimi mbetet BE

31.01.2026 15:23

Në BE gjithnjë e më zëshëm flitet...

Në BE gjithnjë e më zëshëm flitet për rishikimin e procesit të zgjerimit, ndërsa në këtë kontekst përmnendet “non-pejperi” i komisioneres evropiane për zgjerim Marta Kos, i cili thuhet se parashikon që anëtarësimin e vendeve në BE pa të drejtë vote.

I pyetur për këtë “non-pejper”, kryeministri Hristijan Mickoski tha se fillimisht pret ta shohin atë dhe më pas do të ndërtojnë një qëndrim. Megjithatë theksoi se ajo çfarë duhet të bëjë vendi është të punojë në realizimin e reformave.

“Та shohim atë non-pejper, shumë herë kemi dëgjuar për integrim gradual, ose të mekanizmave mbrojtës. Ja për shembull Polonia njëzet vite nuk mundej të shfrytëzojë fonde strukturore për bujqësinë, prandaj së pari ta shohim dhe pastaj do të tregojmë qëndrimin tonë. Përndryshe qëndrimi i qeverisë është të punojmë dhe të bëjmë çfarë të mundemi që të realizojmë qëllimin tonë të dytë strategjik, e ajo është anëtarësimi ynë i plotë në BE” – u shpreh Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.

Euro-integrimi, Filipçe: Patriotizmi i rremë bllokoi integrimet

Ndërkohë, kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, gjatë qëndrimit të tij në Zagreb për ti dhënë mbështetje partisë SDP, akuzoi qeverinë se ka bllokuar procesin euro-integrues nën petkun e një patriotizmi të rrejshëm. 

“Patriotizmi i rremë i kryeministrit dhe i qeverisë sonë është vetëm një fasadë pas së cilës fshihen mbrojtja e rrjeteve kriminale dhe klienteliste, shoqëruar me presion intensiv mbi sistemin gjyqësor. Maqedonia e Veriut është bllokuar në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, ndërsa qeveria e ka braktisur konsensusin e gjerë politik dhe shoqëror për këtë çështje, me arsyetimin se rrezikohet identiteti kombëtar.” – deklaroi Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

Ai aralajmëroi për kërcënimet serioze me të cilat sot përballen demokracia, puna dhe organizimi sindikal në Evropë dhe rajon, si rezultat i rritjes së autoritarizmit dhe ndikimit të oligarkisë ekonomike dhe financiare. (Ersan Pajaziti, TVM2)