Obama nënshkroi ligjin me të cilin kufizohet monitorimi masiv i bisedimeve telefonike
Presidenti amerikan Barak Obama e nënshkroi ligjin, me të cilin kufizon përgjimin e bisedave telefonike, të kryera nga Agjencia amerikane e Sigurisë Kombëtare...

Ligji për liri ka për qëllim të kufizojë programin e NSA për mbledhjen e mega të dhënave nga bisedat telefonike (koha kur është bërë thirrja, kohëzgjatjen e saj, numri që është zgjedhur). Kjo ishte një nga masat më të kritikuara të ligjit, i njohur si Akti patriotik, i miratuar pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.
Me 67 vota "pro" dhe 32 vota "kundër" Senati e miratoi aktin normativ paraprak, ndërsa para një muaji ai mori dritën e gjelbër nga Parlamenti.
Sipas ligjit përgjegjësia për mbledhjen e të dhënave është transferuar në kompanitë e telekomunikacionit, ndërsa tek ato autoritetet do të kenë qasje vetëm me vendim gjyqësor.
Teksti parashikon që përsëri t'i jepet e drejta e NSA për të monitoruar dhe përgjuar të ashtuquajturat "ujq të vetmuar", respektivisht personat të cilët janë të dyshuar se individualisht përgatisin sulme dhe aktivitete të tjera, të cilat kërcënojnë sigurinë.
